Gabimet gramatikore

Mos m’u drejto me "O Besnik" se nuk jam çiraku yt!

Se për çfarë je i bindur ti nuk i hyn njeriut në qese. Ti duhej normalisht të përgjigjeshe për problemet që ngre unë në përgjigjen time, jo të bësh moral në tym. Por zotrote u shmangesh këtyre.

Sigurisht që unë nuk jam pronar i programeve, por unë jam pronar i punës time. Dhe është kjo që kërkoj të mbroj. Ajo çka mund të bësh, në vend të bathorizimit, është ta lësh punën e tjetrit siç është, të shprehësh me forcë kundërshtimet e tua, ku të duash, por ndërhyrje të bësh vetëm pasi të biesh dakord. Aq më keq që nuk e bën edhe kur ta kërkova shprehimisht. Çfarë të pengon të krijosh një degë diku në Github me variantin tënd?!?

Argumentet e tua mbështeten në një rregullore (që ti gabimisht ia atribuon wikipedia-a, e cila nuk ka asnjë autoritet nominal) e cila nuk e përjashton shprehimisht atë që po përpiqesh ta shmangësh ti, si dhe në interpretime të tuat, që pikërisht duke qenë të tuat janë po aq subjektive sa edhe të miat.

E kupton tashti që ai që po sillet si bos në këtë rast je zotrote? (E kanë huq shumica e bosëve që vetë të mos i bëjnë duart pis me punë të drejtpërdrejtë, por ama nuk humbin minutin të fusin hundët në punën e tjetrit.) Gjysma e të keqes që e pranon që nuk je ekspert!

Ti, dhe kallëpi yt, në vend që të merreni me punë të mirëfilltë (shih këtu në Translatewiki se ç’përqindje plotësimi është shqipja) merreni me vogëlsira pa pikën e rëndësisë. Kam frikë se do gjenit diçka për t’u gërricur, edhe sikur puna ime të ish shkruar si e doni.

P.S. Këtë punën e të shkruarit të "Të fala, jo ashtu", por "Të fala kështu" ma kanë përmendur edhe herë tjetër. Mos e keni gjë si tabu të grupit, apo je i njëjti person me atë që ma pat tundur në turi për herë të parë?

P.P.S. Nuk kam nge të merrem çdo herë me ndreqjen e "ndreqjeve". Kjo ishte hera e fundit që futa duart këtu.

Besnik b (talk)16:17, 21 November 2016

Möge Gott dir helfen!

Kosovastar23:50, 21 November 2016