Muajt ne shqip

Fragment of a discussion from User talk:Kosovastar

Ne rregull edhe pse mendoj që ka nevojë për përmirësime.

P.sh. Template, nga ju është përkthyer si Stampa kurse unë e kam përkthyer si Shabllon. Kuptimin e fjalës STAMPA dhe SHABLLON sipas fjalorit drejtshkrimor mund ta gjeni ne vijim, kurse ju gjykojeni vet se cili version është më i saktë, stampa apo shabllon:

STAMPË f. sh. spec.

1. Kallëp prej metali të fortë me trajtë të caktuar, me anë të të cilit prodhohen në seri vegla, pjesë ose sende të ndryshme me derdhje, me prerje, me shtypje etj. Stampat e çelësave (e lopatave). Bën (përgatit) stampat. I ndërroi stampën.

2. bised. Makina e stampimit. E bën me stampë. E futi në stampë.

3. Pllakë e hollë metali ose gome, e prerë a e gdhendur në trajtën e një figure, që përdoret për riprodhime mbi letër duke e lyer me bojë.

SHABLLON m. sh.

1. Model sipas të cilit bëhen sende me formë e përmasa të njëjta. Shabllon metalik. Shabllon llamarine (druri, kartoni). Prodhimi i shablloneve. Përgatit (përdor) shabllonin.

2. Vegël që shërben për të kontrolluar ose për të matur përmasat e një sendi, vegël kontrolli. Shabllon këndi. Kontrolloj me shabllon.

3. fig. Përsëritja e diçkaje të njohur ashtu siç është, pa i ndryshuar a pa i shtuar gjë, kopjim mekanik; formulë, shprehje a ide që është përdorur dhe është shfrytëzuar nga shumë të tjerë. Shabllone të huaja. Thyej shabllonet.

4. përd. ndajf. keq. Ashtu siç është, pa i ndryshuar e pa i shtuar gjë, pa krijuar vetë asgjë, kallëp. E mori (e zbatoi) diçka shabllon.

Unë mendoj që përkthimi më adekuat është:

GJEDHE f. sh.

1. Diçka që merret a mbahet si shembull për të bërë një tjetër të ngjashme me të; trajta e diçkaje që merret si shembull për të ndërtuar a për të formuar të tjera si ajo; model; tip. Gjedhe të reja. Gjedhe fjalish. Marr një gjedhe.

2. Mostër e një lënde, e një cohe, e një malli etj.

Kosovastar18:02, 20 February 2018