Jump to content

User talk:Klein Muçi

From translatewiki.net

Hi Klein Muçi. Welcome to translatewiki.net!

You can now start translating.

You should also check the portal for your language, the link is in the sidebar. Other useful pages are linked in the menu next to this message.

Your translations are transferred to the standard product every few days or every few weeks, depending on the product. Please notice that it may take longer before you see your translation in the actual product.

We wish you a productive and pleasant stay. Please leave any questions on Support (the link is also available on any page, in the navigation sidebar). Cheers!


-- WelcomeMessageBot (talk) 02:42, 2 June 2019 (UTC)

Contents

Thread titleRepliesLast modified
“Lëndë” apo “Përmbajtje”?210:47, 8 October 2023
Albanian translation112:01, 19 January 2022

“Lëndë” apo “Përmbajtje”?

Meqë përkthimi për këtë varg është ndryshuar/prapakthyer disa herë (dhe kjo mund të vazhdonte deri sa një nga tifozët e njërit apo tjetrit term të ndërronte jetë), më duket me vend të jap arsyet e zgjedhjes time:

E para, fjala “përmbajtje” është një sajesë, mundet si përkthim i fjalës “contenuto” të italishtes, ndërkohë që fjala “lëndë” ekzistonte (përderisa e përdorin druvarët… që nuk i solli Italia më ’39-n). Se pse duhet të sajohet një fjalë e re, unë s’di ta them. Por personalisht më duket zgjedhje e dobët e atij që e sajoi i pari.

Së dyti, “content”, më vete, është term problematik, shih https://www.gnu.org/philosophy/words-to-avoid.html#Content Një përkthim shabllon vetëm sa do të barte në shqip problematikën e origjinalit.

Së treti, “lëndë” është sa gjysma e “përmbajtje”, parë si numër shkronjash apo gjatësi fjale, çka e bën të parapëlqyer, kur bëhet fjalë për përkthime programesh (shpesh zërat e ndryshëm të menuve kanë kufizime për gjatësinë e tyre).

Besnik b (talk)12:25, 26 May 2023

Përshëndetje! :-)

E vlerësoj mundimin për të argumentuar përzgjedhjen tënde. Për sa i përket sajesës, në një mënyrë ose në një tjetër, të gjitha fjalët janë sajesa (megjithëse e kuptoj se ç'do të thuash). Etimologjikisht ama, dhe nëse e shohim situatën me preskriptivizëm, të dyja fjalët qëllojnë të jenë me rrënjë shqipe.

Në lidhje me semantikën, përsëri e kuptoj ç'do të thuash. Emërtimi i veprave të ndryshme thjesht si "përmbajtje" mund të jetë përgjithësim zhvlerësues që i bën ato të ngjajnë thjesht si "lëndë e parë" (për t'u shfrytëzuar ose jo për para). Personalisht për këtë arsye më bezdis pak termi content creator që ka filluar të përdoret shpesh këto kohë në botën e rrjetit. Megjithatë, siç sapo e përdora, dhe termi lëndë nuk ngjan të jetë më mirë në atë këndvështrim.

Çështja e semantikës është pak tangenciale në rastin tonë ama pasi ne kërkojmë pikërisht një term përgjithësues që të sherbejë për të nënkuptuar lloje të ndryshme përmbajtjesh shkrimore si artikuj, faqe ndihmëse, faqe teknike, etj. Përndryshe mund të përdornim thjesht "artikull", nëse mesazhi do të përdorej vetëm në rastin e artikujve për shembull.

Për sa i përket gjatësisë, në rastin tonë nuk hasim në kufizime me asnjërën nga fjalët. Puna ime në projektet Wiki rrotullohet më së shumti në lehtësimin e jetës së fillestarëve. Zakonisht kur punoj me mesazhe këtu në TranslateWiki marr në grup mesazhe që kanë mundësi të hasen bashkë dhe i përshtas për të ardhur sa më natyrshëm dhe me një gjuhë që, mundësisht, parë nga sytë e një fillestari, kuptimi të vijë intuitivisht, pa pasur nevojë për të hulumtuar shumë mbi kontekstin e asaj që po sheh përpara se ta kuptojë. Thjesht çështje pragmatike. Në rastin konkret, mesazhi në fjalë shfaqet në historikë faqesh kur një pjesë e një versioni të vjetër është fshehur nga administratorët. (Kjo zakonisht ndodh kur përmbajtja në fjalë ka fjalë fyese ose të dhëna vetjake private që s'duhet të ishin bërë publike.) Nëse një fillestar sheh "lëndë e fshehur" ai e ka të vështirë të kuptojë ekzaktësisht se çfarë po lexon pa hulumtuar më shumë mbi shënimin derisa të kuptojë kontekstin. Kjo për arsye se termi "lëndë" për një pjesë të madhe të popullsisë ndërlidhet fuqishëm me konceptin fizik të materies dhe nuk do të ishte çudi që projektet Wiki të flisnin dhe për materien duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e tematikave në to. Kjo shkakton konfuzion te lexuesi në këtë drejtim. Nga ana tjetër, leximi "përmbajtje e fshehur" sjell më lehtësisht në mendje censurën që mund të ketë ndodhur (që është dhe rezultati i kërkuar).

Gjithsesi, siç ceka, kur punoj me këto lloje mesazhesh, zakonisht i marr në grup dhe duhet t'i rikthehem 2-3 herë për t'i latuar mjaftueshëm që të vijnë mire e natyrshëm bashkë nga ana sintaksore. Nuk është çudi që t'i rikthehem përsëri kur të shoh se në ndonjë rast termi "përmbajtje e fshehur" sjell konfuzion kur qëllon të bashkohet me ndonje mesazh tjetër.

Klein Muçi (talk)02:02, 27 May 2023

Tungjatjeta!

Së pari kërkoj ndjesë për përgjigjen e vonuar. (Mundet ta kem humbur fillin e komenteve këtu, ose platforma nuk sinjalizon kur ka përgjigje/komente të reja.)

Shkruani: “Etimologjikisht ama, dhe nëse e shohim situatën me preskriptivizëm, të dyja fjalët qëllojnë të jenë me rrënjë shqipe.” Unë nuk vura këtë në dyshim. Vura nevojën për të sajuar një term të ri, të përkthyer me mundim nga italishtja, ndërkohë që shqipja kishte tashmë një term të përshtatshëm. Unë edhe mund t’i hyj parjes së “situatës” me “preskriptivizëm”, por nuk e di se ç’do të thotë kjo. Së pari do të duhej përkufizuar “preskriptivizmi”. Fjalorët që konsultoj zakonisht, nuk e kanë termin.

Shkruani: “Çështja e semantikës është pak tangenciale”. Unë besoj se ana semantike (për lexuesin pa përvojë: semantikë është dega e gjuhësisë që merret me kuptimin e njësive gjuhësore) është e dorës së parë në përkthime.

Shkruani: “Për sa i përket gjatësisë, në rastin tonë nuk hasim në kufizime me asnjërën nga fjalët.” Mundet edhe të jetë kështu. Por, kur flas për ekonomi të përkthimit në programe, nuk kam parasysh vetëm botën wiki, por edhe programe dhe platforma të tjera.

Shkruani: “Nëse një fillestar sheh "lëndë e fshehur" ai e ka të vështirë të kuptojë ekzaktësisht se çfarë po lexon pa hulumtuar më shumë mbi shënimin derisa të kuptojë kontekstin. Kjo për arsye se termi "lëndë" për një pjesë të madhe të popullsisë ndërlidhet fuqishëm me konceptin fizik të materies … Kjo shkakton konfuzion te lexuesi në këtë drejtim. Nga ana tjetër, leximi "përmbajtje e fshehur" sjell më lehtësisht në mendje censurën që mund të ketë ndodhur (që është dhe rezultati i kërkuar).” Këtu bëhen përgjithësime për të cilat ju nuk keni statistika mbi të cilat t’i bazoni. Para se të arrihej te koncepti i materies, nxënësit praktikonin për vite konceptin e “lëndëve mësimore”. Është e vështirë të besohet që fjala “lëndë” së pari t’u sjellë materien dhe çështjet filozofike në mend dhe jo kuptimin tjetër…

Besnik b (talk)10:47, 8 October 2023
 
 

Albanian translation

Hi!

I saw your question at the English Wikipedia "Wikipedia:Village pump (technical)". If I understand correctly, you've already found how to fix the notification messages, but in case you haven't, it's in the "Echo" extension, which is often also called "Notifications".

I know that you are an experienced and caring wiki editor and Albanian translator, and more of your contributions on translatewiki will be very welcome. I've added a list of useful projects to translate to your user page. It's supposed to help you work efficiently here. I recommend going over this list from top to bottom, and completing the translation of every project. An even more efficient thing to do is to organize with your friends and get every item in the list done by one person: this way you can work in parallel, finish more quickly and don't have edit conflicts with each other :)

Amir E. Aharoni (talk)11:09, 19 January 2022

Hello and thank you! I've been translating in here for quite a while now. Usually I work backwards, I see something I want to correct, find it here and deal with all the related terms in that group, but having some lists ready will be nice too for when I find myself wanting to kill some time. Thank you again for your interest in helping! :)

Klein Muçi (talk)12:01, 19 January 2022